Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-11-19.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A janë tekfirijunët nga pasuesit e bidateve? A është e qortueshme të ulurit me ta, nëse kjo bëhet për t’i korrigjuar gabimet e tyre?”
Përgjigje: “Tekfirijunët janë më të këqijtë prej pasuesve të bidateve. Të bërit tekfir mbi myslimanët, është prej risive më të mëdha. Siç e kemi theksuar më herët, është obligim për personin kompetent, që të ulet të diskutojë me ta dhe t’i refuzojë dyshimet e tyre, sepse kjo është thirrje në fenë e Allahut. Në një hadith thuhet:
لأن يهدي الله بك رجلا واحدا خير لك من حمر النعم
“Ta udhëzojë Allahu një njeri përmes teje, është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.”