Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/360-361)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
77- Tendat në xhami për të sëmurit dhe të tjerët
463 – Zekerijah bin Jahja na tregoi, Abudllah bin Mumejr na tregoi, Hisham na tregoi, nga babai i tij, nga Aisha e cila tha:
“Gjatë luftës së hendekut Sa’di u godit në një venë në dorën e tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ia ngriti një tendë në xhami në mënyrë që ai lehtë mund ta vizitonte atë. Kjo nuk i trembi ata1 (në xhami ishte gjithashtu një tendë për fisin Benu Ghifar) përveç se gjaku rrjedhi tek ta. Ata thanë: “O ju banues në tendë! Çfarë është kjo që po vjen nga ju? Kur panë se Sa’dit po i rrjedh gjak nga i cili ai më vonë vdiq.”
Hadithi dëshmon se është e lejuar për të ngritur tenda në xhami me kusht që të mos bëhet ngushtë për namazlinjtë. Nëse bëhet ngushtë, atëherë nuk është e lejuar, sepse namazlinjtë kanë më shumë të drejtë në xhami se të tjerët.
Disa dijetarë e përdorin këtë hadith si dëshmi për të lejuar rezervimin e vendeve në xhami. Një tendë është me të vërtetë një rezervim dhe më shumë se kaq. Por mund të thuhet se nuk ka argument në këtë, sepse tendat nuk janë vendefalje ndërsa rezervimi i vendeve ka të bëjë me vendet e faljes. Rezervimi i vendit bëhet me vendosjen e një shkopi, një libri, një faculet, një lapsi, një çelësi ose një orë, në vendin e rezervuar.
1 Ibn Haxheri ka thënë:
“Ata pra nuk u frikësuan.
El-Khatabi ka thënë: “Ata ishin të qetë dhe nuk u frikësuan nga gjaku.” (Fet’h-ul-Bari (1/557))