Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Teoria e evolucionit dhe rruga drejt ditëve së lavdisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_9211.shtml

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë jam një nxënës i shkollës së mesme, dhe vitin e kaluar në lëndën e historisë – sipas asaj që gjendet e shkruar në libër- kemi mësuar se prejardhja e njeriut është nga majmuni duke u mbështetur në teorinë e evolucionit! A është kjo e vërtetë apo jo? A bie kjo në kundërshtim me atë që e thotë Kurani lidhur me prejardhjen e njeriut nga majmuni?”

Përgjigje: “Nuk është e vërtetë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Ai i cili beson në këtë teori ai vetë është majmun, të cilit i ka ikur mendja dhe arsyeja. Epitetin që e meriton ai është të quhet majmun edhe pse në pamje është njeri.”

Pyetje: “A nuk është e saktë të thuhet se ai është majmun i shndërruar në njeri shkak se ai që e ka thënë këtë i pari ishte çifut[1]?”

Përgjigju. “Ajo që e thashë unë është më mirë. Atë që e thashë mjafton. Teoria se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni nuk është e saktë, dhe si e tillë është fjalë e mosbesimit sepse ajo e përgënjeshtron Kuranin. Allahu te ala në librin e Tij e ka qartësuar se njeriu e ka prejardhjen nga balta kur bëhet fjalë për krijimin e Ademit alejhis-selam. Ai është babai i njerëzimit. Pastaj Allahu krijoi pasardhësit e tij me anë të spermës.

Majmunët janë krijesa sikurse edhe krijesat e tjera të ndershme. Ata janë krijuar secili në natyrshmërinë e tyre, siç janë krijuar edhe kafshët tjera sikurse gomarët, qentë, mushkat, kuajt, devetë, lopët, delet, antilopat, pulat dhe kështu me radhë. Nuk është e lejuar për askënd apo thënë ndryshe për asnjë vend që njihen si vend islam për t’ia mësuar këtë teori nxënësve nëpër shkolla. Plan-programet e tilla është e detyrueshme për t’i hequr nga shkollat​​. Ngase kur nxënësi e mëson këtë teori që nga vegjëlia, atëherë bëhet shumë e vështirë për t’ia larguar këtë nga koka. Unë madje nuk e konsideroj se lejohet për ta cekur edhe si teori që ekziston me qëllim për ta refuzuar atë! Që të studiohet kjo teori për tu refuzuar është diçka e dëmshme për njerëzit. Prandaj, them se më së miri është që fare të mos ceket në plan-programet shkollore.

Vendet islame janë të detyruara të rishikojnë plan-programin e tyre shkollorë dhe për ta ndërtuar atë sipas librit të Allahut dhe sunnetit të dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem në mënyrë që Allahu t’ia rikthej këtij ummeti shkëlqimin, fuqinë, nderin dhe ta mbrojë nga makthi për të cilin mund të them se edhe disa prej armiqve të saj ndihen keq. Kjo, po ndodh për shkak të përçarjeve, ndarjeve, poshtërimit dhe dobësisë që umeti ka pësuar. Kjo është diçka të cilën e dëshmon realiteti. Gjendja e tillë është për shkak se shumë prej tyre injorojnë librin e Allahut, sunnetin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe pasimin e selefëve për të cilën imam Maliku -Allahu e mëshiroftë! – ka thënë:

Nuk përmirësohet gjendja e këtij ummeti me diç tjetër pos me atë që është përmirësuar në fillimin e tij”.”


[1] Allahu në Kuran tregon se disa nga benu Israilët për shkak të mohimi të tyre i kishte shndërruar në majmunë. Shih 5:60.

Shpërndaje: