Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Teoria e evolucionit është mosbesim (kufër)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkam min el-Kuran el-Kerim (1/198-199)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ الَّذِينَ اعْتَدَواْ مِنكُمْ فِي السَّبْتِ فَقُلْنَا لَهُمْ كُونُواْ قِرَدَةً خَاسِئِينَ

 “Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhrin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!” 1

Këto dy ajete përgënjeshtrojnë ata që pretendojnë se njeriu rrjedh nga majmuni pas një procesi evolucionar. Ndërsa Allahu e shndërroi njeriun në majmun kur dëshiroi ta dënonte atë për shkak të kundërshtimeve së njeriut ndaj Allahut. Kan ardhur ajete të Kuranit dhe hadithe të sakta konkrete se Ademi u krijua nga dheu. Muslimanët janë unanim në lidhje me këtë. Askush nuk ka mospajtime në lidhje me këtë. Ai që beson se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni e përgënjeshtron Kuranin, Sunnetin dhe konsensusin e muslimanëve.

Nëse ai e thotë këtë nga mosdija, për shkak se jeton në një shoqëri që karakterizohet nga kjo teori, dhe se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, ai duhet të mësohet. Nëse ai përmbahet më ngulm besimit të tij, atëherë ai del nga feja.

Nëse ai jeton në një vend musliman ku lexohet Kurani dhe Sunneti dhe nuk e thotë atë nga mosdija, ai del nga feja vetëm duke e përqafuar këtë teori. Sepse ai po përgënjeshtron haptazi diçka që është e njohur në Islam.


 1 2:65.

Shpërndaje: