Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Teravitë në shtëpi apo në xhami

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13430

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Këto ditë nëna ime jeton me mua. Unë jetoj në katin e dytë dhe ajo nuk mund të zbres poshtë çdo ditë, edhe pse ajo kujdeset për faljen e teravive me xhemat. A është më mirë që t’i fali teravit në shtëpi me nënën time dhe gruan në vend se të falem në xhami?

Përgjigje: Po, është në rregull që të falësh terevitë në shtëpi me nënën dhe gruan duke pasur parasysh gjendjen e nënës tënde dhe se ajo ka vështirësi në shkuarjen në xhami. Ti shpërblehesh për këtë.

Shpërndaje: