Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërpurdha terfezia ndaj sëmundjeve të syve

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (14/5-6)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Muslim ka thënë:

2049 – Said bin Amrs el-Ashathi na tregoi: Abthar na tregoi, nga Mutarrif, nga el-Hakam, nga el-Hasan, nga Amr bin Hurejth, nga Said bin Zejd bin Amr bin Nufejl i cili tregoi se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Terfezia1 është nga ushqimi i zgjedhur (që Allahu ia kishte zbritur izraelitëve). Lëngu i saj është ilaç për syrin.”

Disa thonë se vetëm lëngu është ilaç, ndërsa të tjerë besojnë se ajo duhet të përzihet me ilaçe të tjera që trajtojnë syrin. Disa thonë se në qoftë se syri është duke vuajtur nga të nxehtit, ai duhet të trajtohet me lëng për shkak të ftohtit të saj. Përndryshe, lëngu duhet të përzihet me të tjera.

Mendimi i saktë është se vetëm lëngu i saj në vetvete është një ilaç për syrin. Trajtimi bëhet duke shtrydhur lëngun në sy. Edhe unë dhe bashkëkohësit e mi e kemi parë një të verbër duke trajtuar me lëngun e terfeziaz dhe iu kthye shikimi i tij, domethënë Shejkh el-Kemal bin Abdil-lah ed-Dimeshkij i cili ishte i njohur për devotshmëri dhe transmetimet e hadithit. Ai e përdori lëngun e terfezias sepse ai e besonte hadithin dhe kërkoi bereqetin që përmendet në të, dhe Allahu e di më mirë.


1 Bimë që rritet në për shkretëtira

Shih: https://en.wikipedia.org/wiki/Terfezia

Shih videon: https://youtu.be/hN44qgfNNE0

Shpërndaje: