Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika el-Bab el-Maftuh (9 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: O shejkh, është e ditur se vetëm Allahu -subhanehu ue te ala- e di se kur do të ndodhë dita e kijametit, por është e ditur se i dërguari ﷺ ka përmendur shenjat e tij. Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se profeti ﷺ tha se prej shenjave të kijametit janë:
“Nuk ka për të ndodhur kijameti derisa të largohet dija, të shtohen tërmetet, të shtohen fitnet (trazirat, sprovat).” Bukhari (6704).
Dhe ka shumë shenja të tjera, tërmetet që po ndodhin tani a janë prej shenjave të kijametit?
Përgjigje: Me sa duket shtimi i tërmeteve është prej shenjave të kijametit, shtimi i fitneve (trazirave, sprovave) është prej shenjave të kijametit! Tani siç po e shihni fitnet janë të shumta, shenjat e kijametit janë të shumta, tërmetet janë të shumta, dijetarët e vërtetë janë të paktë.
Shumica e dijetarëve sot ose janë dijetarë të pushtetarëve, ose dijetarë që u shkojnë për qejfi njerëzve, dhe të pakët janë dijetarët e vërtetë (që kanë për synim që t’i shërbejnë fesë).