Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Termi et-Temjii’ nuk ka qenë i njohur më parë!

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Termi et-Temjii’ (njeri i lëngshëm, i cili vepron dhe sillet/ndryshon në çdo vend e kohë sipas vendit e kohës. Siç përshtatet lëngu në baze të enës ku vendoset) a është prej termeve të përdorura (që merren në konsideratë) tek dijetarët e shkencës së Xherhit dhe Ta’dilit (Kritikës dhe Lëvdatës)?”

Përgjigje: ”Ky term nuk ka qenë i njohur më herët. Por është bërë i njohur në këto kohë.”

Pyetje: ”Cila është këshilla juaj drejtuar atyre që merren vetëm me çështje të tilla?”

Përgjigje: ”Them se, personi i tillë e kalon kohën me gjëra të kota. Po e përsëris edhe njëherë: ata që merren vetëm me çështje të tilla e humbin kohën kot! Njeriu e ka për obligim të merret me përfitimin e dijes dhe të mos e harxhoj kohën me gjëra të tilla si, ”është thënë” e ”ka thënë”, ngase kjo bën që ai ta dëmtoj vetveten e tij dhe nuk i bën aspak dobi.”

Shpërndaje: