Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Kaseta “Min Menhexh-il-Khauarixh”
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ne shohim se këto grupe revolucionare dhe liderët e tyre nuk kanë aplikuar këtë urtësi për të cilën ne kemi dy fjalë, domethënë pastrim (Tasfijeh) dhe edukim (Terbijeh). Ata nuk e kanë pastruar dhe filtruar Islamin nga gjërat që nuk i përkasin dhe që nuk lejohen t’i atribuohen Islamit. Kjo vlen për faktorët si brenda doktrinës ashtu edhe adhurimit, dhe metodologjisë. Ata nuk e kanë bërë këtë, të mos flasim për mësimdhënien. Si do ta themelojnë këtë pastrim dhe mësimdhënien në grupet e tyre të cilat ata i udhëheqin kundër këtyre pushtetarëve?
Në qoftë se ne kemi njohuri mjaft të hollësishëm rreth konceptit “ajo që ndërtohet mbi diçka të prishur, është në vetvete e prishur”, përgjigja jonë bëhet shumë e qartë. Ajo që po ndodh në Algjeri, Egjipt dhe vende të tjera, është duke ndodhur para së gjithash para kohës së saj, dhe së dyti në kundërshtim me motivet dhe metodologjinë e Sheriatit.
Ne e dimë se Sheriati i urtë nga drejtësia e tij i ka ndaluar muslimanët e parë që ti sulmojnë gratë, fëmijët dhe murgjit dhe asketët që, sipas pohimit të tyre, vetmohen në adhurimin e Zotit tyre, kur ata me të vërtetë vetëm praktikojnë idhujtarinë dhe herezinë. Sheriati i urtë ka ndaluar forcat muslimane që të bezdisin këto grupe të përmendura. Kjo është ndaluar në përputhje me fjalët e Allahut:
“Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.”1
Këta njerëz nuk lejohen të vriten sipas Islamit. Është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) pa një turmë të njerëzve. Kur ai e pyeti se çfarë po ndodhë, ata thanë se një grua ishte mbytur. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Ajo nuk do të luftonte.” 2
Me anë të kësaj ne marrim dy gjykime të kundërta:
1 – Nuk është e lejuar për të vrarë gratë që nuk luftojnë.
2 – Në qoftë se disa gra luftojnë kundër muslimanëve, është e lejueshme për muslimanët që ti luftojnë ato dhe ti mbysin ato.
Nëse atëherë çështja është kështu dhe disa njerëz shpërthejnë makina që si rezultat lëndojnë njerëzit që nuk kanë të bëjnë asgjë me çështjen, veprimi nuk konsiderohet të ketë të bëjë me Islamin asgjë fare.
Megjithatë, unë them se kjo çështje është vetëm një prej shumë të tillave. Më të rrezikshmet janë këto kryengritje që kanë vazhduar që disa vite dhe që vetëm sjellin pasoja më të këqija çdo herë. Prandaj, themi se veprimet konsiderohen përgjatë veprimeve të fundit. Një përfundim kurrë nuk mund të jetë i mirë në qoftë se ai nuk është i bazuar në Islam. Ajo që nuk është bazuar në Islam, përfundon vetëm me rrëmujë dhe shkatërrim.
1: 53:36-38.
2 Davudi (2666). Imam el-Hatabi (rahimahullah) ka thënë:
“Këtu kemi dëshmi se është e lejuar për të mbytur një grua nëse ajo lufton. A nuk e sheh se arsyeja pse është e ndaluar për ta mbytur atë është se ajo nuk luftoi?” (Aun-ul-Ma’bud Sherh Sunen Ebi Davud (7/236))