Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Terrorizmi nuk i sjell islamit dobi fare

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Takrir fi Hukm ue Khuturat-it-Tekfir uet-Tafxhir, fq. 391-392

Autor: Shejkh Sulejman bin Abdil-lah Abal-Khejl

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Sot të gjithë po flasin për të likuiduar terrorizmin. Çfarë do të thotë terrorizëm sipas Sheriatit? Cila është mënyra më e mirë për të likuiduar atë?”

Përgjigje: ”Terrorizëm është që t’u shkaktohet frikë njerëzve që janë në paqe dhe siguri me anë të shpërthimeve, shkatërrimeve, rrëmbimeve të aeroplaneve dhe plaçkitje. Kjo nuk sjell asnjë dobi Sheriatike e as nuk sjell dobi në fe.

Kjo është e ndaluar në Islam për shkak të dëmit dhe të keqes që sjell. Në Islam Xhihadi për hir të Allahut është i përshkruar. Xhihadi ka rregulla të bazuara në Sheriat, të cilat përmenden në librat e akides dhe në librat e fikhut që janë në përputhje me Kur’anin, Sunnetit dhe metodologjinë Selefite.”

Shpërndaje: