Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: ”Çfarë mund të na flisni për teuesulin (ndërmjetësimin tek Allahu nëpërmjet veprave të caktuara), llojet e tij dhe asaj që ka të bëj me të drejtuarit lutje ndaj atyre që janë njerëz të mirë.”
Përgjigjja: ”Teuesuli është dy llojesh: Lloji i parë që është i lejuar dhe tjetri, i cili është i ndaluar. Teuesuli që lejohet është teuesuli në Allahun, duke përdorur emrat dhe cilësitë e Tij, teuesuli me vepra të mira, teuesuli duke kërkuar nga ndonjë person i caktuar që është i gjallë që të lutet për ty. E gjitha kjo është e lejuar. Teuesuli i cili është i ndaluar është teuesuli i bërë në emër të krijesave, për shkak të personalitetit, ndershmëri apo mirësisë që ata posedojnë. Ky është teuesuli që ndalohet. Nëse këtë gjë (teuesulin) e shoqëron diç prej adhurimeve ndaj atij që kërkohet të lutet për ty, atëherë ky është shirk i madh. Kjo është e njëjtë sikurse ishin njerëzit në kohën e xhahiljetit. Thotë Allahu:
”Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: ”Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu”!” 10:18
Ashtu sikurse janë shumica e adhuruesve të varreve; të cilët kërkojnë ndërmjetësimin e të vdekurve duke i drejtuar atyre lloje të adhurimeve, duke pretenduar se, ata ndërmjetësojnë për ne tek Allahu! Kurse ky është shirk i madh!”