“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Teuhid Hakimijeh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (20)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20mjd-10-05-1435-01.mp3

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh lloji i katërt i Teuhidit ata thonë Teuhid-Hakimijeh (Gjykimi i përket vetëm Allahut).

Përgjigje: Kjo është gabim. Ky është devijim. Ky është devijim dhe një shtesë të cilën dijetarët nuk e kanë miratuar. Teuhidi nuk është veçse dy apo tre kategori. Kjo është kontradiktore: një person thotë: “Teuhidi është vetëm një kategori”, e një tjetër thotë: “Teuhidi është katër kategori.” E gjithë kjo është devijim.”

Pyetësi: Nga dëshmitë e këtij personi është se bazat për këtë kategorizim…

Shejkhu e ndërpret pyetësin dhe thotë: “…Ata dëshirojnë Teuhidul-Hakimijeh në një kategori e veçantë dhe përse të mos jetë brenda Teuhidul-Uluhijeh? Ajo hynë në Teuhid Uluhijeh. Ajo është një prej llojeve të adhurimit të Allahut (azze ue xhel).

Pyetësi 2: Ai thotë që këto kategori, Teuhid Uluhijeh, Rububijeh dhe Esma ue Sifat janë një çështje e cila arrihet me anë të ixhtihadit të dijetarëve ose me kërkim analizim.

Përgjigje: Kjo nuk është e mjaftueshme për ne, nuk shtojmë atë për të cilën ata nuk janë të atij mendimi. Vjen një injorant në shekullin e 20 dhe thotë: “Unë jam muxhtehid dhe do të shtoj atë çfarë dijetarët nuk shtuan.” Kjo është devijim. Ky është gabim i qartë sepse Hakimijeh hyn tek Teuhid-Uluhijeh. Kush ka nxjerrë një kategori tjetër apo një kategori të pavarur? A do bëjë ai një kategori të pestë apo të gjashtë për namazin dhe xhihadin në një kategori të shtatë? Sepse të gjitha këto janë lloje adhurimesh dhe janë nga llojet e Teuhidit. Kjo nuk është e drejtë.

Pyetësi 2: Atëherë është shpikur kjo thënie: Teuhidul-Hakimijeh?

Përgjigje: Po, s’ka dyshim në këtë. Kjo ndarje është në kundërshtim me konsensusin. Asnjë nga dijetarët nuk e ka thënë këtë. Kjo është në kundërshtim me konsensusin.

Shpërndaje: