Tezkijet [rekomandimet/lavdërimet] nuk janë dëshmi deri në vdekje. Tezkijet [rekomandimet/lavdërimet] janë vetëm informacione për gjendjen aktuale të personit. Personi mund të ndryshojë. Çfarë thoshin selefët?
“Personi i gjallë nuk është i mbrojtur nga sprova.”
“Allahu na bëftë të qëndrueshëm dhe na marrtë jetë ndërsa ne nuk jemi të turpëruar apo të sprovuar.”
Dhe kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga sprovat që janë të dukshme dhe ato që janë të fshehura.
Sot vjen një tek ne dhe thotë: “Ky është nga nxënësit e Ibn Bazit, ky është nga nxënësit e Ibn Uthejminit dhe ky është nga nxënësit e Albanit.
A pason ai rrugën që ata pasuan?
Përgjigja është: Jo.
A e ka të njëjtin qëndrim sikurse ata në lidhje me udhëheqësin, dëgjimin dhe bindjen ndaj tij, rregullat e xhihadit, besatimin, lidhur me rregullat ndaj atyre që paguajnë xhizjen, lidhur me derdhjen e gjakut të paligjshëm dhe qëndrimin ndaj pasuesve të bidateve.
A pason ai të njëjtën rrugë si këta dijetarë?
Jo, ai është në një rrugë tjetër. Atëherë, nuk i kushtohet rëndësi [tezkijes] së tij, mos thuaj se ai është nga nxënësit e filanit. Ky ka veshur rrobat e një individi që synon një gjë, por praktikon diçka tjetër. Sikurse sururitë që fshihen pas emrit selefijeh (pretendojnë se janë selefij).
Sururitë thanë: Ne e kemi besim e selefëve por përdorim metoda moderne dhe aktuale në ballafaqimin me armikun. Ata gjithmonë fshihen pas emrit selefijeh (pretendojnë se janë selefij).
Për t’ju mashtruar!!! Ata duan t’ju mashtrojnë.