Alameh Rabi bin Hadi El-Medkhali
Sherh Akidat-is-Salaf ue As’hab-il-Hadith, fq. 284-285
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Sabuni –Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
”Ehl-us-Sunneti besojnë se duhet nxituar për në namazet e detyrueshme.”
Kjo do të thotë herët. I dërguari ﷺ nxiti faljen në rreshtin e parë (për burrat).
Xhabir ibn Samure -radijAllahu anhu- thotë: “Profeti ﷺ doli në mes nesh dhe tha:
“Pse nuk rreshtoheni sikurse rreshtohen engjëjt te Krijuesi i tyre? Ata së pari mbushin rreshtin e parë dhe pastaj tjetrin pas tij dhe qëndrojë të rreshtuar drejtë.”
Transmeton Ahmedi (5/101) dhe Muslimi (430).
Në këtë mangësi bien madje edhe nxënësit e dijes sepse ata nuk shkojnë herët për namaz, ata nuk i japin rëndësi faljes në rreshtin e parë, ata nuk rreshtohen drejtë dhe nuk i mbushin boshllëqet. Kjo është një dukuri shumë e rëndë. Betohem në Allahun se kjo shkakton përçarje në umet.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Rreshtohuni të gjithë njëjtë në rreshtat tuaj në mënyrë që Allahu të mos ua përçaj fytyrat tuaja!”
Kjo do të thotë që Ai të mos vë urrejtje dhe mëri në shpirtrat e tyre për shkak se ata janë të pakujdesshëm në lidhje me këtë urdhër. I dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon që t’i urdhëronte sahabët që të drejtojnë rreshtat e namazit. Ata faleshin në rreshta të drejtë duke bashkuar thembrat njëri me tjetrin. Ai i urdhëroi ata që të mbushin boshllëqet në rreshta. Ai ﷺ tregoi se shejtanët lëvizin mes boshllëqeve. Çfarë mendon se shejtani vepron nëse ai ecën mes teje dhe vëllait tënd në rresht? Pse të hyjë mes jush? Që të shpërqendrojë dhe të shqetësojë.
Betohem në Allahun se kam takuar njerëz të rinj të cilët falen me thembra të bashkuara. I gjen ata duke u falur të qetë dhe në harmoni. Nëse një person largohet duke lënë një distancë mes tij dhe vëllait të tij, atëherë shejtani hyn aty. Kjo rezulton harresën, hidhërimin dhe fytyra të përçara.
Ndoshta dikush habitet me këtë dhe e qorton këtë. Si mund të qëndrosh thembër me thembër me vëllain tënd? Kur Enesi -radijAllahu anhu- transmetoi hadithin në lidhje me thembër për thembër, ai tha:
”Nëse dëshiron që ta veprosh këtë sot, do të shohësh sesi njerëzit ikin sikurse mushka i pabindur.”
Ibn Ebi Shejbeh (3524). Zinxhiri autentik sipas imam Albanit në Silsilat-ul-Ahadith Es-Sahihah (31).
Prej Allahut kërkohet mbrojtje! Vëllezër, nxitni njëri-tjetrin për në këtë sunnet. Sunneti i profetit tonë ﷺ është që na ka nxitur dhe që madje edhe praktikohej nga sahabët.