Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Themeluesi i Selefizmit

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: el-Burkan, fq. 28
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Dr. Jasin Ghadhban – profesor në Universitetin el-Iman në San’a , Jemen – tha rreth Selefizmit:

”Disa e quajnë Selefizmin Vehabizëm pas themeluesit të saj Muhammed bin Abdul-Vehabit. ” 1

Themeluesi i Selefizmit është i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehabi (Allahu e mëshiroftë!) është një nga thirrësit Selefij. Ne nuk i atribohemi atij. Ne nuk e konsiderojnë të lejueshme t’i atribohemi atij apo dikujt që është më i mirë dhe më i madhë se ai, sikurse Imam Ahmedi, Imam esh-Shafiu dhe Imam Maliku. Allahu Te ala ka thënë :

اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ

” Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” 2

I pastër ështe Allahu nga të metat! O ti i gjorë! Unë të thashë ty se ti e ke shkruajtur librin në një gjendje të zemëruar (Ghadhban). Prandaj ti nuk shkruan drejtë. Unë dua që ti ta kërkosh fjalën ”Selefi” në librin es-San’anit3 ”el-Ensab”. A nuk ekzistonte atribimi disa shekuj para Imam Muhammed bin Abdul-Vehabit? A ekzistonte kjo fjalë apo jo? Apo është ashtu se ti merr informacionet tuaja nga armiqtë e Sunnetit dhe të Islamit?
Kam lexuar një shtojcë në librin e Husejn el-Arshit ”Bulugh-ul-Maram fi Sherh Misk-il-Khitam fi man taualla Mulk-el-Jemen min Malik ue Imam” se si një autor i krishterë ka shkruajtur:

”Ka njerëz të pakujdesshëm që mendojnë se Vehabizmi është një sekt fetar i themeluar nga Muhamed Abdul-Vehab en-Nexhdi në Naxhd kah fundi i shekullit shtatëmbëdhjetë. Këta Vehabitë në faktë janë Selefite e askush tjetër. Armiqtë e tyre i kanë përshkruar ata duke gënjyer dhe me të kota.”

Një burrë i krishterë është më i ditur se sa ti! Një burrë i krishterë është më i ditur rreth Ehl-us-Sunnetit, Selefizmit se sa ti!
_______________________________________
1 Hadhir-ul-Alam el-Islami, fq. 92
2 7:3
3 http://shamela.ws/index.php/author/408

Shpërndaje: