Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia “in sha’a Allah” kur të lutemi

Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohet të jetë gabim kur të përdorim shprehjen إن شاء الله (nëse do Allahu) kur i lutemi Allahut për dikë tjetër, sikurse kur themi: ‘Allahu të shpërbleftë me të mira إن شاء الله (nëse do Allahu)!?

Përgjigje Jo, kjo nuk lejohet. Profeti ka thënë:

“Të mos thotë ndonjëri prej jush: “O Allah, më fal nëse Ti do” ose “O Allah, më mëshiro nëse Ti do” por të kërkojë me zell dhe me bindje, sepse Allahun nuk mund ta detyrojë askush.” 

Në një transmetim tjetër thuhet:

 “…sepse Allahun nuk mund ta ngarkojë askush.”

Shpërndaje: