Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/ar
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të themi për Ali ibn Ebi Talibin: “Allahu ia nderoftë fytyrën”?
Përgjigje: Nuk lejohet të veçohet vetëm ai me këtë lutje. Kjo është prej veçorive të Shiitëve. Dhe duhet thënë: “radijAllahu anhu (Allahu qoftë i kënaqur me të)”. Ashtu siç edhe thuhet për vëllezërit e tij Muhaxhirë dhe Ensarë: “radijAllahu anhum (Allahu qoftë i kënaqur me ta)”.
Pra nuk lejohet të veçohet ai me shprehjen: “alejhi-selam – paqja qoftë mbi të)”, e as me: “Kerem Allahu uexhhehu (Allahu ia nderoftë fytyrën)”. Kjo është prej veçorive të Shiitëve. Dhe nuk ka asnjë shprehje më të mirë se: “radijAllahu anhu (Allahu qoftë i kënaqur me të)”.
Allahu thotë në Kuran në lidhje me sahabët:
“Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë.’’ El-Bejjine, 98:8
dhe thotë Allahu:
“Vërtetë Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës…’’ El-Fet’h, 48:18
Nuk ka asgjë më të mirë sesa kënaqësia e Allahut të Lartësuar.
Thotë Allahu:
“Kënaqësia e Allahut është mbi të gjitha.” 9:72
Pra gjëja më e mirë është që Allahu të jetë I kënaqur me njeriun. Si mund ta privosh Aliun -radijAllahu anhu- nga kjo lutje e begatshme e ta dallosh nga shokët dhe vëllezërit e tij?!