Imam Harb bin Isma’il el-Kirmani
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is’hak bin Rahojah, fq.191
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur rreth burrit i cili i thotë gruas së tij: “Shko dhe martohu me kë të duash”, e ai u përgjigj: “Nëse burri e ka thënë këtë nga zemërimi, kam frikë se kjo llogaritet sikurse të jetë shkurorëzimi i tretë dhe i fundit, megjithatë nuk mund të gjykoj kështu, por kam frikë se ajo grua nuk mund t’i kthehet më atij burri.”
Transmeton Ebu Ma’an nga Ghander, ky nga Shu’beh e ky nga Mughirah, ndërsa ky nga Ibrahim en-Nekha’i (Allahu e mëshiroftë!) i cili ka thënë: “Çfarë thua për burrin i cili i thotë gruas së tij: “Shko dhe martohu me kë të duash”? Ai tha: “Asgjë.”
Esh-Sha’bi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Duhet pasur frikë, ngase ka shprehje dhe më të vogla se kjo, të cilat konsiderohen shkurorëzim.”
Transmeton Ebu Ma’an nga Hammad bin Mes’adeh, kurse ky nga Esh’ath, e ky nga Hasan el-Basriu (Allahu e mëshiroftë!) të cilit i erdhi një grua dhe i tha se burri i saj i kishte thënë: “Shko dhe martohu me kë të duash.” Ndërsa Hasan el-Basriu këtë e konsideroi të jetë shkurorëzim i tretë.