Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uthejmin në lidhje me atë që thotë se Iblisi nuk është kafir

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh 224 B)

Me datën: 121/10420 ose 27/1-2000

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Amër Khalid thotë: ”O ju njerëz, Iblisi a ka bërë kufër apo nuk ka bërë?

Jo nuk ka bërë kufër, ngase ai ka thënë:

“(Iblisi) tha: mua më krijove nga zjarri, e atë (njeriun) e krijove nga balta.” 7:12

Pra Iblisi e njeh Allahun si Zot kur thotë: “Më krijove mua”.

Këtu, shohim se ai e pranon se Zoti e ka krijuar kur thotë:

“…mua më krijove nga zjarri, e atë (njeriun) e krijove nga balta.”

Dhe në ajetin tjetër thotë Allahu:

“Ai (Iblisi) tha: Pasha Madhërinë Tënde…” 38:82

A e shihni se si ai po betohet në Madhërinë e Allahut?

Pastaj në ajetin tjetër thotë:

“(Iblisi) tha: ‘Më jep afat deri në Ditën kur ringjallen njerëzit’!” 15:36″

Imam Uthejmin thotë në lidhje me këtë thënie.

Pyetje: ”Shejkh cili është gjykimi islam mbi atë person i cili thotë se Iblisi nuk është kafir, sepse ai është betuar në Madhërinë e Allahut?”

Përgjigje: ”Allahu (Azze ue Xhel) thotë:

“Përveç Iblisit që nuk pranoi (të binte në sexhde) dhe ishte kryelartë andaj ishte prej jobesimtarëve.” 38:74

Ai i cili thotë se Iblisi nuk është kafir, duhet kërkuar nga ky person që të pendohet, e nëse nuk pendohet, atëherë duhet të vritet për shkak se ky njeri ka përgënjeshtruar Kur’anin.

Ndërsa në lidhje me betimin e Iblisit në Madhërinë e Allahut; ai është betuar për shkak se e ka ditur se Allahu është i Madhërishëm.

Shejtani po ashtu ka thënë edhe:

“Unë i frikësohem Allahut, Zotit të Gjithësisë.”

Në ajetin, ku Allahu thotë:

Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: ‘mohoje (Allahun)!’, e kur ai(njeriu) ta ketë mohuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: ‘Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem Allahut, Zotit të gjithësisë!” 59:16 

Mirëpo kjo frikë e Shejtanit nuk është frikë adhurimi, kjo frikë është sikurse frika jonë ndaj ujkut apo egërsirave të tjera.

Thuaj këtij vëllait i cili e ka thënë këtë fjalë, që të pendohet tek Allahu (Azze ue Xhel). Thuaj le të pendohet tek Allahu (Azze ue Xhel) dhe mos ta përgënjeshtrojë fjalën e Allahut (Azze ue Xhel).

Pra, Allahu thotë:

“Përveç Iblisit që nuk pranoi (të binte në sexhde) dhe ishte kryelartë andaj ishte prej jobesimtarëve”. 38:74

Shpërndaje: