Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në të gjithë botën, në mesin e njerëzve është përhapur se Dita e Gjykimit do të ndodh në vitin 2012. Ata thonë se kjo është ajo që sugjerojnë studimet biologjike.
Përgjigje: Ata nuk kanë për të bërë asgjë tjetër. Ata kanë braktisur diturinë e dobishme e cila ju bën dobi për në rast se kërkohen supozime të ndryshme.
E vërteta është se nuk dihet kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Vetëm Allahut (xhela uel ala) e di. Vetëm Ai e di se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ai nuk ia ka treguar këtë as engjëjve të Tij, as të dërguarve apo ndonjë krijese tjetër.
Xhibrili pyeti profetin (salAllahu alejhi ue selem) për t’i treguar se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit.
Ai i tha:
“I pyeturi nuk di më shumë se pyetësi.”
Kjo do të thotë se unë dhe ti nuk e dimë kur do të jetë Dita e Gjykimit. Ne nuk kemi asnjë dobi për të ditur se kur do të ndodhë Dita e Gjykimit. Ajo çfarë vërtet na bën dobi janë veprat e mira dhe përgatitja për Ditën e Gjykimit. Vetëm kjo na bën dobi.