Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia “xhuma të bekuar dhe “shtoni lutjet tuaja në këtë ditë”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi urimin në ditën e xhumasë sikurse thënia “xhuma të bekuar” dhe po ashtu që të veçohet dita e xhuma me dërgimin e mesazheve përmes celularëve dhe në fund të mesazhit të shkruhet “shtoni lutjet në këtë ditë”. Xhuma të bekuar!

Pikënisja e kësaj është përhapja e bidateve, urimi i xhumasë nuk ka bazë në fe edhe pse dita e xhuma është ditë e bekuar dhe ditë madhështore, në të është namazi i xhumasë dhe në të është një kohë kur lutja pranohet, atë ditë tubohen muslimanët, dita e xhuma ka shumë virtyte. Megjithatë, ne pasojmë argumentet, nuk është transmetuar se duhet uruar në ditën e xhumasë dhe nuk është transmetuar se duhet shtuar lutjet në ditën e xhumasë, celularët janë bërë shërbëtor (ndihmës) të pasuesve të bidateve. Kujdes nga celularët dhe nga ajo që përhapet përmes tyre!

Shpërndaje: