Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Therja e ISIS:it

Shejkh Muhammed bin Umar Bazmul

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146687

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Duket se ISIS janë injoranta. Ata nuk e kuptojnë fenë. Një nga vëllezërit më tregoi se një i cili ka mendimet e ISIS:it i shpjegoi se pse ata i masakrojnë njerëzit dhe i therrin ata si qengja. Ata nuk ua presin kokat e tyre me shpata. Ata i therin me thikë. Ata thonë se e praktikojnë hadithin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem kur ai i tha paganëve të Kurejshëve:

”Unë kam ardhur tek ju me therje.”

Ata thonë se janë duke e praktikuar këtë hadith. Megjithatë, shpjegimi i hadithit janë fjalët e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem:

”Unë jamë urdhëruar t’i luftoj njerëzit deri sa të thonë ”La ilahe ilAllah Muhammedu resulullah.”

Therja do të thotë luftë kundër paganëve. Përveç kësaj nuk luftoi i dërguari salAllahu alejhi ue selem kundër paganëve sipas mënyrës së tyre. Ai luftoi kundër paganëve dhe urdhëroi ushtrinë të mos vrasin të dobëtit, pleqët, matufët, gratë apo fëmijët. Ndërsa qëllimi i këtyre njerëzve është vrasja e myslimanëve. Ata nuk e mëshirojnë as të dobëtin, të moshuarin, fëmijën apo gruan. Kanë mbjellë shkatërrim midis njerëzve. Kjo nuk ishte ajo që i dërguari salAllahu alejhi ue selem e kishte për qëllim. Si të jetë ky kuptimi kur i dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

Unë nuk jam asgjë tjetër pos një udhëzuesi mëshirues”?

Allahu Azze ue Xhel ka thënë:

وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين

”Ne nuk të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjithë njerëzit.” 20:197

Si mund dikush të thotë se i dërguari salAllahu alejhi ue selem e kishte për qëllim këtë? Kjo dëshmon injorancën e tyre të thellë. Ata janë të paditur.

Ata pretendojnë se duan të shpallin një kalifat islamik duke u rebeluar kundër pushtetarëve, duke vrarë myslimanë, duke derdhur gjak, duke shkatërruar dhe duke trubulluar Islamin. Si do të arrihet kjo kështu? Si shpallet kilifati Islam kur Islami kundërshtohet? Ai që nuk ka diçka as nuk mund ta japë atë. Kush të ka thënë ty se ti je ai i cili e ka për detyrë që të shpallësh kalifatin islam? Askush nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati se ka thënë këtë. Asnjë individ mysliman nuk është i detyruar që të shpallë një kalifat islamik. Pushtetari është ai i cili duhet ta bëjë këtë.

Shpërndaje: