Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Therja e kurbaneve zgjatë katër ditë

Komisioni i përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 1/8275
Përktheu: Valdet Gashi 
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë po shoh se si disa njerëz therin kurban në kohën e namazit të drekës, ikindisë dhe kohë tjera. A është ky veprim i saktë?

Përgjigje: Është e lejueshme të theret kurban natën dhe ditën pavarësisht nëse ajo është kafshë për kurban në haxhin Temetu ose Kiran, ose në qoftë se është kurban për Bajram. Ditët e therjes janë dita e Bajramit dhe tri ditë pas saj. Periudha e prerjes së kurbaneve përfundon kur dielli të perëndojë me datën 13 Dhul-Hixheh.

Shpërndaje: