“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Therja kurban në emër të Allahut nga respekti për një person

Imam Salih Ibn Feuzan El-Feuzan 

Burimi: Sherhu Ed-Dur-run Nedijd (5)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13484

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Thotë: Shejkh i nderuar, Allahu iu dhëntë mirësi. Ai i cili ther dhe thotë bismilah (kur ther), porse ai theri që të madhërojë një person (e jo për ta ngrënë këtë kurban), a e kundërshton kjo vepër teuhidin?”

Përgjigje: ”Po. Kjo është njëjtë sikurse të therësh në emër të Allahut për një varr. Mushrikët dhe adhuruesit e varreve thojnë bismilah, porse qëllimet e tyre janë të vdekurit me anë të së cilëve ata kërkojnë afrimin (tek Allahu).

Kjo gjë është shirk edhe nëse thonë bismilah gjatë therjes.”

Shpërndaje: