Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Therja masive e pulave

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (97)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Çfarë mendoni për mishin i cili importohet në Arabinë Saudite, për shembull nga Brazili apo nga vende të tjera dhe në paketimin e të cilit thuhet se janë therur sipas sheriatit?

Përgjigje: Betohem në Allahun se kjo është problematike. Vërtetë, mishi vjen nga ithtarët e librit, therjet e të cilëve na lejohen në parim, therjet e ithtarëve të librit janë të lejuara.

Allahu -te ala thotë:

“Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të librit.” El-Maide, 5:5

Do të thotë therjet e tyre. Ky është rregulli bazë. Por ky rregull bazë është komprometuar nga therja masive e pulave, ata bëjnë therje masive të shpezëve, përdorin makina të mprehta që ua presin tërë kokat atyre. Kjo është një e metë që ndikon në lejueshmërinë e tyre. Prandaj disa dijetarë nuk dhanë fetua në lidhje me këtë çështje. Shejkh Ibn Bazi -rahimehullah- së pari, tha:

“Ky mish lejohet pasi që theret nga ithtarët e librit.”

Por kur mësoi se kafshët theren në mënyrë masive, ai nuk dha më fetva në lidhje me këtë. 

Shpërndaje: