Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Therja nga gratë dhe fëmijët

Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Maseil-ul-Imam Ahmed (3/876-877)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1175 – E pyeta babain (imam Ahmedin) tim lidhur me kurbanin e therur nga gratë dhe fëmijët.

Ai u përgjigj: Nëse ata kanë mundësi ta bëjnë këtë dhe e caktojnë kafshën që do të flijohet, veprimi është i padëmshëm. Është transmetuar se skllavja e Ka’b bin Malikut theri në Meruah. Kur e pyetën profetin  për therjen e saj, ai i urdhëroi ata që të hanin prej saj.”

1176 – Babai im më tregoi: Muhamed bin Xhafar na tregoi: Shu’beh bin Kajs na tregoi, nga Ebu Husejn, nga Ebu Burdah, nga Abu Musa i cili:

Urdhëroi bijat e tij të thernin kurbanin e Bajramit me duart e tyre.

Shpërndaje: