Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (21)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-17051435.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kur disa nxënës dije pas studimeve kthehen në vendet e tyre të cilat kanë shirk, ata preokupohen vetëm me reagime (refuzime) ndaj disa individëve dhe i lënë xhematin e thjeshtë të vazhdojnë me idhujtarinë e tyre. A është kjo një metodologji korrekte dhe në përputhje me Sheriatin?”
Përgjigje: “Jo. Nuk është një metodologji korrekte dhe në përputhje me Sheriatin. Metodologjia e saktë është që ti të thërrasësh në fenë e Allahut me urtësi, qortime të bukura dhe me debate të mira. Ti duhet t’ua duash njerëzve të mirën. Ti nuk duhet të synosh përkrahjen e vetes tënde. Mos u preokupo me refuzime dhe ti lësh njerëzit e thjeshtë të jenë (në idhujtari). Bëjë të dyjat; kjo është mirë. Do të ishte mirë në qoftë se ti i bëni të dyjat. Që ti vetëm të refuzoshë dhe ti lësh njerëzit të jenë në idhujtari, herezi dhe injorancë, kjo nuk i përket metodologjisë së të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Daveti duhet të shoqërohet me urtësi, qortime të bukura dhe debate të mira. Debatet e mira janë refuzim ndaj kundërshtuesve. Por ti nuk duhet vetëm të refuzoshë. Thirri në fe xhematin e thjeshtë dhe injorantët. Korrigjo fenë e tyre.