Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”I kam dëgjuar disa thirrësa, të cilët bëjnë dua duke kërkuar mëshirë nga Allahu për disa priftërinj të krishterë. A është e lejueshme për të lexuar librat e tyre dhe të marrim dituri nga këta persona, apo jo?”
Përgjigje: ”Kërkojmë falje nga Allahu. Thotë Allahu në Kuran:
”Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët të kërkojnë falje për mushrikët (jobesimtarët) edhe nëse ata janë të afërmit e tyre, pasi u është bërë e qartë atyre se ata me të vërtetë janë prej banorëve të zjarrit.” 9:113
Nuk është e lejuar të lutemi për mëshirë ose falje për pabesimtarët e vdekur edhe në qoftë se ata janë prej të afërmëve tanë. E çfarë të themi për tjerët?
Ai që vepron kështu; mos i lexo librat e tij vetëm e vetëm që të mos ndikohesh në këtë gjë ose në gjëra tjera. Kjo është argument se ai këtë gjë e konsideron të lehtë, ose nuk i intereson fare ta dijë gjykimin mbi të.”