Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=148340
Përgatiti: www.perlamuslimane.com
Është për të ardhur keq se si thonë sot:
“Ky thirrës dhe ai thirrës ka karakter të mirë! Ti gjithë e duan atë!”
Nëse e sheh një person të cilin e duan të gjithë duhet ta dini se ai është një njeri që bën kompromise në fe. Madje as profetët nuk i donin të gjithë. Allahu bëri që ata të kenë armiq. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se ai person nuk thërret në të mirën dhe ndalon nga e keqja. Ai nuk ia shkel gishtat askujt. Të gjithë e duan atë. Kjo do të thotë se ai është një njeri që bën kompromise në fe. Përndryshe, Allahu (Subhanehu ue Te ala) bëri që profetët të kenë armiq prej njerëzve dhe xhinëve. Kështu që kur dëgjon se si njerëzit thonë se një individ nuk e urren askush dhe se të gjithë e duan atë, atëherë duhet të dini se ai është një njeri që bën kompromise në fe. Sepse ai nuk e përmbush urdhrin e Allahut. Nëse ai e kishte përmbushur urdhërin e Allahut, do të kishit parë se si pasuesit e së kotës, idhujtarët dhe Pasuesit e Bidateve e urrejnë atë, ndërsa vetëm të devotshëmit Ehl-ut-Teuhid dhe Ehl-us-Sunneti e duan atë. Që ta duan të gjithë dhe nuk e urren askush dëshmon se ai është një njeri që bën kompromise në fe.