Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Uearatha-ul-Enbija
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz që vërtetojnë librat e Muhammed bin Abdul-Uehabit, duan ti’a heqin emrin e tij Abdul-Uehab dhe ta zavendësojnë me emrin et-Temimi. Ata kanë një qëllim të mirë. Ka njerëz që lexojnë jetën e tij të cilët kanë keqkuptuar jetën e shejkhut. A është kjo korrekte apo e gabuar?
Përgjigje: Vëllezër! Ata nuk kanë armiqësi ndaj shejkhut për shkak të emrit të tij. Ata janë armiqësorë ndaj thirrjes së tij. Ata nuk do të miratojnë davetin e tij edhe në qoftë se ju i ndërroni të gjithë emrat e baballarëve të tij.
Kjo nuk ka lidhje me emrin e tij. Kjo ka lidhje me davetin e tij. Ata nuk e duan këtë davet. Ata nuk duan një thirrje që thërret në Teuhid.
Ne nuk duhet ti kënaqim ata duke ndryshuar emrin. Dhe nuk ka dobi në këtë. Prandaj nuk është e lejuar të ndryshohen emrat e njerëzve pasi të kenë vdekur. Nuk është e lejuar t’i adresohet puna një personi tjetër.