Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thirrja e bidatçiut në fe është një gjë, shoqërimi me të është një gjë tjetër

Ali bin Nasir el-Fakihi
El-Bidah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane

Përgjatë deklaratave të dijetarëve sqarohet dallimi midis shoqërimit me pasuesit e bidateve dhe vullnetit për t’i thirrur ata në mirësi, t’i sqarohet e vërteta atyre dhe debatimit me ta për të shuar dyshimet e tyre. Kjo e fundit i përket të thirrurit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, e cila përbënë një parim në thirrjen tek Allahu. Allahu e urdhëroi këtë dhe tha:

“Le të jetë një grup nga ju që thërret në atë që është e mirë dhe e dobishme, urdhëron në të mira dhe ndalon nga e keqja.” Al-Imran, 3:104 

I dërguari i Allahut ﷺ tha kur urdhëroi të gjithë muslimanët të bënin të njëjtën gjë sipas mundësisë së tyre:

“Nëse ndonjë prej jush sheh ndonjë të keqe, ai duhet ta ndryshojë atë me dorë. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai do ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai duhet ta bëjë atë me zemër dhe ky është besimi më i dobët.” Muslimi (49).

Kur dijetarët ndalojnë shoqërimin me pasuesit e bidateve, kjo nuk do të thotë se dijetari që ka dije rreth Kuranit dhe sunnetit nuk duhet t’i thërrasin ata në mirësi, të debatojë me ta dhe t’u afrohen atyre pikërisht për këtë qëllim. Dijetarët duan të thonë se kanë frikë për atë që nuk është në gjendje të refuzojë dyshimet e tyre, pas së cilës ai ndikohet negativisht.

Shpërndaje: