Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thirrja e ezanit nuk duhet të bëhet brenda në xhami

Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Fataua Xhudeh (28)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Përveç kësaj mund t’iu them se është një risi që ezani të thirret brenda në xhami. Ezani duhet të thirret nga kulmi ose nga minarja. Megjithatë, minaret nuk duhet të jenë shumë të larta. Qëllimi është gjithashtu që myezini të duket, jo vetëm që të dëgjohet zëri i tij. Ky është një ritual që njerëzit po e zhdukin për shkak të injorancës së tyre ndaj urtësive dhe dispozitave të Kuranit. Sipas sunnetit duhet të ketë një dallim mes ezanit dhe ikametit. Ikameti thirret brenda në xhami ndërsa ezani thirret nga kulmi ose nga minarja e xhamisë. Sot nuk ka më dallim mes ezanit dhe ikametit.

Shpërndaje: