Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (12/189)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vlefshme që të thirret ezani para se të hyjë koha e tij (namazit)?
Përgjigje: Thirrja e ezanit para kohe nuk është e vlefshme sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Kur të hyjë namazi, dikush nga ju të thërrasë ezanin.”
Namazi nuk hyn derisa të hyjë koha e tij. Hadithi është i përgjithshëm dhe asgjë nuk përjashtohet prej tij si dhe nuk bie në kundërshtim me hadithin:
“Vërtet, Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani e pini derisa ezanin ta thërret Ibn Umm Mektumi.” Bukhari (621) dhe Muslimi (1092).
Kjo dëshmon se Bilali nuk e thërriste ezanin për namazin e sabahut.