Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Burimi: “El-Akideh el-Islamijeh ue Tarikhuha”, fq.78
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Metodologjia Selefite vazhdon të ecë përpara me një ritëm të shpejtë, por qetësisht. Ajo ecën përpara gjatë gjithë kohës. Vështirë që mund të gjesh dikë që hynë në të dhe e kupton atë mirë si duhet e që pastaj ta braktis atë, duke mos dashur që të ketë lidhje me të.
Shembulli i Selefizmit është sikurse qielli i cili lëshon shiun pa rrufe dhe me bubullima të frikshme në qetësi dhe vazhdimësi, duke mos u prishur toka e as e mbjella nga kjo. Nuk lë ndonjë vrimë në të, e ujit tokën dhe kështu lind gjelbërimi dhe dalin frutat nga pemë të ndryshme.
E njëjta gjë është edhe me pasuesit e Selefizmit që përhapin dhe përcjellin këtë metodologji, duke e bërë këtë pa tërhequr vëmendje. Veprimet e tyre dallohen me punën dhe frutat që japin. Kjo metodologji është mu ashtu siç janë fjalët e poetit: “Si është e mundur që ti ecë ngadalë, por prapëseprapë arrin i pari?”