Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thirrjet që gruaja muslimane të bëhet si perëndimore

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

O ju njerëz, keni frikë Allahun (te ala) në lidhje me vetet tuaja dhe në lidhje me familjet tuaja dhe me fëmijët tuaj. Dhe dijeni që thirrësit që ftojnë për tu bërë si perëndimorët, nga jashtë trojeve tona dhe brenda tyre, dëshirojnë që gruaja të largohet nga legjislacioni i Islamit dhe ta veshin atë me rrobat e perëndimit dhe të zhveshët prej saj i tërë turpi dhe njerëzia, dhe që ajo të bëhet si gruaja kafire.

Ata e duan këtë. Për shkak të kësaj, ata flasin për hixhabin, ata flasin për përzierjen e lirë mes dy gjinive, flasin për udhëtimin e gruas të cilën Ligjvënësi e ka kufizuar dhe caktuar. Ata duan të lirojnë gruan nga çdo dispozitë fetare që e ruan dhe e mbron atë, e mbron atë, dhe duan që ajo të jetë si gruaja perëndimore, si gruaja kafire. Pa moral dhe pa fe, pa turp dhe pa dëlirësi, sikurse shtazë.

”La haule ue la kuete ila biLah – (Ska forcë e as ndryshim pa ndihmën e Allahut).”

Ku është kontrolli juaj mbi gratë tuaja?

A nuk u thotë juve Allahu (xhela ue ala):

”Burrat janë përgjegjës për gratë.” En-Nisa 4:34.

Ku është kontrolli juaj ndaj grave?

Pse ua leni ato ujqërve të tërbuar e të uritur? A keni besim në to? A jeni të sigurt ndaj tyre? A nuk keni frikë Allahun, o muslimanë? Ju jeni në një kohë sprovash, në një kohë të sherreve. Ajo që nuk bëhet në ahengje dhe tubime shfaqet në ekrane dhe kanalet satelitore. Gratë i shikojnë ato, i miraton ato veprime, brenda shtëpive tuaja. Këto gjëra shfaqen brenda shtëpive tuaja!

A nuk i frikësoheni Allahut (subhanehu ue te ala)?

A nuk do t’i ruani gratë tuaja dhe fëmijët tuaj dhe të përmbushni amanetin që Allahu ua ka obliguar juve dhe për cilin do t’u pyet në ditën e kijametit?

Shpërndaje: