Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thonë feja duhet t’i përshtatet kohës së tashme

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/18073
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa puntorë në media nga ata të cilët e quajnë veten iliminist, i përshkruajnë ata që i përmbahen Kuranit dhe sunnetit sipas të kuptuarit të selefëve të këtij umeti si njerëz të prapambetur dhe se të dy burimet (Kurani dhe sunneti) duhet të rilexohen në mënyrën që është e përshtatshme për të tashmen. Cili është komenti i juaj për këtë?

Përgjigje: Ky është gabimi. Që tekstet (Kurani dhe sunneti) duhet të rilexohen – d.m.th. duhet braktisur metodologjinë e selefëve dhe të umetit Islam. Me fjalë të tjera, kjo d.m.th. duhet ta braktisni atë dhe të filloni nga fillimi. Ky është qëllimi i tyre. Do të thotë ndërroni fenë tuaj dhe atë që pasoni dhe filloni me një fe të re, filloni nga fillimi dhe shkëputni lidhjet tuaja me selefu-salih. Ky është qëllimi i tyre.

Shpërndaje: