Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (28)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e ligjësuar që kur të na pëlqen diçka të themi: “Ma sha’a Allah, tabarak Allah”?
Përgjigje: Po, kjo e largon mësyshin dhe të keqen e tij.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
”Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” El-Kehf, 18:39
I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mësyshi është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, do ta paraprinte mësyshi.”
Hadithi është autentik. Transmeton Muslimi (2188) dhe të tjerët nga Ibn Abbasi.
188 – Transmetohet se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nëse ndonjëri prej jush sheh tek vëllai i tij ose në pasurinë e tij diçka që i pëlqen, atëherë le t’i lutet Allahut që ta begatojë sepse mësyshi është i vërtetë.”