Imam Abdul-Adhim bin Abdil-Kaui El-Mundhiri (v. 656)
Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (472)
Komentues: Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sahih-ut-Targhib uet-Terhib (1/321)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
472 – Ebu Dherri -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kush thotë dhjetë herë pas namazit të sabahut duke qëndruar ulur në pozicionin që ishte në namaz dhe para se të flasë:
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الحَمْدُ ، يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ عَلَى
كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul ḥamdu, juhji ue jumit, ue hue ‘ala kul-li shej’in kadir.
”Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”
Allahu ia shkruan atij 10 shpërblime, ia shlyen 10 mëkate dhe e ngre atë 10 shkallë. Atë ditë ai mbrohet nga çdo gjë e urryer dhe mbrohet kundër shejtanit. I vetmi mëkat që mund ta shkatërrojë atë gjatë asaj dite është bërja shirk Allahut.”
Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhi i cili përmendi këtë formulim dhe tha se hadithi është i mirë, garib dhe autentik.
Nesai e transmetoi atë me shtesën:
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ ، وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الحَمْدُ ، يُحْيِي وَيُمِيتُ، بِيَدِهِ الخَيْرُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
La ilahe ilAllah uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul ḥamdu, juhji ue jumit, bi jedihil khajru, ue hue ‘ala kul-li shej’in kadir.
”Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje. Në dorën e Tij është mirësia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”
Ai shtoi gjithashtu:
”Për çdo herë që ai e thotë këtë do t’i jepet shpërblimi sikur të ketë liruar një skllav besimtar.”