Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith Es-Sahihah (1/2/650)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Hajmalitë e kanë zanafillën te rruazat, të cilat arabët e kishin zakon t’ua varnin fëmijëve rreth qafës për t’i mbrojtur nga mësyshi. Më pas, përdorimi i tyre u zgjerua dhe me termin hajmali u quajtën të gjitha gjërat që përdoreshin me qëllim mbrojtjeje.
Në këtë përfshihen edhe patkonjtë e kuajve që varen mbi dyer ose në vende të tjera. Disa shoferë varin patkonj kuajsh në pjesën e përparme ose të pasme të makinës, apo vendosin rruaza blu në pasqyrë. Ata pretendojnë se këto i mbrojnë kundë rmësyshit.
A kanë të njëjtin gjykim edhe hajmalitë e përbëra nga Kurani ose nga lutjet e sakta të transmetuara nga profeti ﷺ?
Selefët kanë dy mendime lidhur me këtë çështje. Mendimi më i fortë sipas meje është se edhe këto janë të ndaluara, siç e kam sqaruar në komentimin tim të librit të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes -rahimehullah-, El-Kelim Et-Tajjib.