Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Bejan li Akhta Ba´dh-il-Kuttab, fq.146
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
El-Buti, në faqen 236 të librit të tij, shkruan titullin “Selefizmi si medhheb është një bidat.” Fjalë të tilla shkaktojnë huti dhe çudi. Si mund të jetë bidat të kesh Selefizmin si medhheb kur bidatet janë devijim?!
Si mund të jetë bidat kur kjo është pasim i metodologjisë së Selefëve?! Sipas Kuranit dhe Sunnetit kjo është e detyrueshme, madje vetë kjo është e vërteta dhe udhëzimi. Allahu (Te ala) ka thënë:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” 9:100
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين
“Kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e hulefai rashidinëve!”
Pra, ky është Sunnet dhe jo bidat. Në realitet, bidat është të kesh medhheb tjetër përpos atij që kishin ata.
Nëse ai e ka për qëllim se vetë emri është i ri, siç kuptohet nga fjalët e tij, dhe se ai ishte i panjohur më parë, nga ky kënd është diçka e re, por emri është një çështje e thjeshtë. Edhe po të ishte gabim, kjo nuk të shpie në bidat. Në qoftë se ai beson se ata që i atribuohen këtij emri gabojnë duke kundërshtuar metodologjinë e Selefëve, ai mund ta qartësojë këtë çështje, por pa hyrë në vetë Selefizmin.
Mirëpo, ne themi se ta quash veten “Selefi” dhe me këtë të kesh për qëllim pasimin e Selefëve dhe luftimin e bidateve e gjërave të shpikura në fe, është diçka e lavdërueshme dhe gjë e mirë.