“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

T’i bindem burrit apo të shkoj në mësim?

Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një grua nuk ka askënd që ta mësojë në shtëpi dhe burri i saj e pengon të shkojë në mësime, a i lejohet asaj ta kundërshtojë atë dhe megjithatë të shkojë?

Përgjigje: Unë e këshilloj që të mos shkojë. Allahu -subhanehu ue te ala- do t’ia hap një rrugëdalje. Ajo mund t’i shkruajë dikujt që mund ta këshillojë që ta lejojë të dalë për të kërkuar dituri. Nëse burri është xheloz për gruan e tij, xhelozia është pjesë e fesë. Është në rregull që ai ta çojë atë me veturë nga shtëpia deri në fushë dhe ta kthej nga fusha deri në shtëpi. Ne inkurajojmë xhelozinë që është brenda kufijve të Kuranit dhe sunnetit. Megjithatë që ai të jetë i martuar me të për disa vite dhe ajo nuk di asgjë për fenë e saj është një përgjegjësi shumë e madhe që bie mbi supet e tij.

Shpërndaje: