Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

T’i dhurosh gjak kafirit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/4876

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A më lejohet mua që të dhuroj gjak për një të sëmurë që është në rrezik për jetën, por që nuk është mysliman?”

Përgjigje: “Nuk di të ketë ndonjë pengesë në këtë gjë, ngase Allahu (te ala) në Librin e Tij madhështorë, thotë:

لا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” 60:8

Në këtë ajet, Allahu (subhaneh) nuk na ndalon që të sillemi mirë me kufarët të cilët nuk na luftojnë, apo që nuk na dëbojnë nga shtëpitë tona. Përkundrazi, ka prej tyre që duhet t’u ndihmojmë, ngase ata kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Një herë prej herësh, nëna e Esma bint Ebi Bekr es-Siddik (radijAllahu anha) e cila ishte jobesimtare, erdhi tek e bija e saj në Medine para çlirimit të Mekës. Në atë rast, Esma erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe e pyeti se, a është e lejuar për të që të ketë lidhje dhe t’i ndihmojë asaj? Profeti ﷺ i tha asaj:

صلي أمك

“Gjithsesi, mbaji lidhjet me të (dhe ndihmoji asaj).”

Pra, nëse jobesimtari me të cilët nuk jemi luftë, ka nevojë për këtë ndihmë tuajën, atëherë nuk ka asgjë të keqe nëse i ndihmon atij në dhënie të gjakut. E njëjta gjë është edhe nëse ti i ndihmon jobesimtarit në ndonjë emergjencë tjetër që ai ka, qoftë kjo edhe në dhënie të lëmoshës.

Shpërndaje: