Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

T’i dhurosh një femre parfum, e cila e përdorë atë kur ajo të dal jashtë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)

Burimi: “Mexhmu’ul-Fetaua” (10/42)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është gjykimi për t’i bërë parfum si dhuratë një femre nëse dihet se ajo del nga shtëpia e parfumuar? A mëkaton personi i cili ia jep asaj këtë dhuratë (nëse ajo e përdorë këtë parfum jashtë shtëpisë)?”

Përgjigje: “Është e lejueshme për të dhuruar parfumin si dhuratë një femre. Dhuratat bën që njerëzit të duhet ndërmjet veti. Dhe dhuruesi shpërblehet për dhuratën e tij.

Nëse gruaja e cila merr dhuratën e tillë e përdorë atë (parfumin) në ndonjë mënyrë të ndaluar, mëkatare është vetë ajo. Nga ana tjetër, nëse ti e di se ajo do ta përdorë parfumin kur ajo të dal nga shtëpia, nuk është e lejueshme për t’ia dhënë asaj atë dhuratë. Ngase ky është bashkëpunim në mëkat dhe armiqësi. Allahu Te’ala ka thënë:

وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në mëkate dhe armiqësi!” 5:2

Shpërndaje: