Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: https://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ndoshta gruaja martohet me një burrë që është dhënë pas kësaj bote. Ditë pas dite ajo është e zënë me punë (të kësaj dynjaje), ditë pas dite ajo është e zënë me punë (të kësaj dynjaje). Ajo po vuan, madje as nuk mundet të hapë një libër (fetare). Më e keqe se kjo është se ndoshta ajo është grua që përfiton dije prej asaj që lexon. Kujdes, kujdes! Mëso dije të dobishme dhe bëhu referencë dije në mënyrë që Allahu nëpërmjet teje t’i bëjë dobi Islamit dhe muslimanëve.
E ajo që është më e keqe se kjo është kur një pijanec vjen te babai yt lakmitar dhe ia jep atij një makinë që të të shesë ty për një makinë.
Kujdes, kujdes! Mos lejo që babai yt të shesë për një makinë ose të shet për 2000 ose 3000, ti je më e vlefshme se milionat ndërsa je kërkuese e dijes, ti je më e vlefshme se milionat ndërsa je kërkuese e dijes. Kujdes, kujdes! Që të mos të shesin për atë që nuk të bën dobi as ty e as babait tënd.
Profeti ﷺ thënë:
“Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të miskut dhe farkëtarit. Pronari i miskut ose do të japë diçka nga misku, ose do të blesh prej tij misk, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa farkëtari ose do t’i djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.” Muslimi (2628).
“Njeriu është në fenë e shokut të tij.” Ebu Daudi dhe Tirmidhi.
“Atë ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” El-Furkan, 25:27-29