Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e ligjëruar që t’u japim selam grave?”
Përgjigje: “Nëse është e sigurt se ajo dhe ai nuk bien në sprova, është e lejuar të thuhet: “Es-Selamu Alejkum!”
Nëse ai frikësohet se kjo do ta shpie në sprova, nuk duhet ta bëjë këtë. Ashtu siç thuhet: “Çdo gjë fillon me shikim pastaj vjen buzëqeshja, përshëndetja, fjalët/biseda, lënia e takimit, pastaj takimi…” Prandaj, nëse ai nuk ka frikë për veten apo për të, lejohet t’i thuhet: “Es-Selamu Alejkum!”
Dhe njerëzit e kishin zakon t’i jepnin selam grave të profetit ﷺ.”
Pyetje: “A është e detyrueshme për gruan t’i përgjigjet Selamit?”
Përgjigje: “E njëjta gjë vlen edhe për të. Nëse ajo i frikësohet sprovave ose që burri sprovohet, ajo i përgjigjet në vetvete apo me zë të ulët, në mënyrë që ai mos ta dëgjojë atë. Nëse ajo nuk ka frikë për veten apo nëse burri është mahram i saj, është në rregull që ajo t’i përgjigjet: “Ue Alejkumus-selam!”
Mirëpo, nëse ajo i frikësohet sprovave, atëherë asgjë nuk mund të vihet në peshojë me mbajtjen e pastërtisë së zemrës.”