“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ke mësuar diçka e ke humbur shumë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/336-337)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

125 – Kajs bin Hafs na tregoi: Abdul-Uahid na tregoi: el-A’mash Sulejman na tregoi, nga Ibrahimi nga Alkamah, nga Abdullah i cili tha:

”Një ditë unë isha duke ecur në të mbjellurat e Medines me Profetin salAllahu alejhi ue selem i cili ecte duke u mbështetur në shkopin e tij. Një grup jehudësh kaluan pranë neve. Disa thanë: ”Pyet atë për shpirtin.” Të tjerët thanë: ”Mos e pyetni që ai të mos thotë diçka që nuk ju pëlqenë.” Disa thanë: Le ta pyesim.” Njëri prej tyre u ngrit dhe tha: ”O Ebul- Kasim! Çka është shpirti? ” Ai heshti dhe unë mendova se po i vie shpallje. Unë u ngrita. Kur ajo e kishte lënë atë, ai tha:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتوا مِّن الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً

Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: ”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije.” 17:85

El-A’mash ka thënë:

”Kështu ne lexojmë.”

Hadithi dëshmon gjithashtu se profeti salAllahu alejhi ue selem nuk fliste për çështjet e fshehura para se ti vie shpallja. Ai heshti kur u pyet për shpirtin. Nëse profeti salAllahu alejhi ue selem ishte i heshtur në lidhje me diçka që ai nuk e dinte, e si duhet të jemi ne? Ne kemi më shumë të drejtë të heshtim.

Për fat të keq, disa prej nesh mendojnë se është e turpshme që të thonë se nuk e dinë përgjigjen kur ata pyeten. Si pasojë, ai i përgjigjet pyetjes. Nëse ai është ia qëllon, ai ia qëllon, dhe në qoftë se ai gabon, kështu që ai nuk brengoset fare. Një person i cili i përgjigjet pyetjeve fletë në emër të Allahut dhe kumton nga Ai. Ai kumton fjalimin e Allahut në mënyrë indirekte. Ai ndoshta edhe kumton fjalimin e Tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur ai thotë se Allahu e ka ndaluar këtë, e detyruar këtë dhe kështu me rradhë.

Sa të shkelqyer ishin selefët që dënonin që diçka të shpallet e ndaluar ose e detyrueshëm pa dëshmi të Sheriatit. Kur imam Ahmedi (rahimehullah) – dhe ju e dini se sa i ditur ishte ai – u pyet për diçka që nuk është shpallur e ndaluar në Kuran dhe sunnet, ai ndër të tjerash tha:

”Unë nuk mendoj se ajo duhet të bëhet. Mua nuk më pëlqen. Kjo është e papërshtatshme ”.

Sot ne shohim se si fillestar dhe qukapika shprehehen për çështje që konsiderohen ndër çështjet më të vështira në kohën e kaluar:

”Kjo është e ndaluar. Kurani dhe Sunneti thonë kështu. Konsesusi dhe analogjia e duhur thotë se ajo është e ndaluar. ”

Pastaj ai përmend të gjitha provat që ai i ka përzier. Por në qoftë se ju vetëm e shqyrtoni çështjen ju do të shihni se çështjen për të cilën ai është duke folur është e lejuar vetëm. Ky person është bindur nga truri i tij.

Në përfundim, është e detyrueshme për secilin që ta dij kapacitetin e tij dhe se ai di vetëm pak. Poeti e kishte me të drejtë kur tha:

Tregoj atij që thotë se ata e dinë

ti ke mësuar diçka dhe ke humbur shumë

Shpërndaje: