Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shumë nga armiq e islamit fajësojnë myslimanët se janë terroristë dhe burim i terrorizmit. Pse e neglizhojnë shumë myslimanë, që armiqtë e islamit t’i quajnë terroristë, dhe a mund t’i cilësojmë ata me terrorizëm?
Përgjigje: Nuk mjafton t’i cilësojmë ata vetëm me terrorizëm, kur ata janë armiq të Allahut, armiq të dërguarit të Tij dhe armiq të besimtarëve. Allahu ka thënë:
“O ju që keni besuar! Mos i zini armiqtë e Mi dhe armiqtë e juaj miq e shokë duke treguar dashuri ndaj tyre.” 60:1
Dhe thotë Allahu:
“O ju që keni besuar! Mos i merrni për eulija (mbrojtës e ndihmues) baballarët tuaj dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin mbi besimin. Dhe kushdo prej jush që vepron kështu, atëherë ai është prej dhalimunëve (keqbërësve).” 9:23
Dhe thotë Allahu:
“Mos zini miq as jehudët dhe as nasarat.” 5:51
Është obligim të ndjehet armiqësi dhe urrejtje ndaj tyre për hir të Allahut. Kjo është çfarë Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar.