Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/170)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa njerëz i kalojnë ditët e Ramazanit në gjumë ose duke pushuar, ata thonë se nuk mund të punojnë për shkak të urisë dhe etjes. A ndikon kjo në vlefshmërinë e agjërimit të tyre?
Përgjigje: Lodhja nuk ndikon në vlefshmërinë e agjërimit; përkundrazi, ajo e rrit shpërblimin. I dërguari ﷺ i tha Aishes -radijAllahu anha-:
“Vërtet, ti shpërblehesh sipas lodhjes tënde.” Transmeton Muslimi (1211).
Sa më shumë të lodhet një person pa dashje, aq më i madh është shpërblimi i tij. Megjithatë, atij i lejohet të lehtësojë adhurimin e tij duke u freskuar me ujë dhe duke qëndruar në vende të freskëta.