“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Toka nuk krahasohet me yllin

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alush-Shejkh

Burimi: http://saleh.af.org.sa/node/21

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Së pari them se, ai që e bën këtë krahasim dëshmon për injorancën e tij. Si mundet Hafidh Ibn Haxheri dhe Neveviu të krahasohen me individët si Hasan et-Turabi, Muhamed el-Gazali dhe el-Kardavi. Si mundet toka të krahasohet me yllin? Si mundet plehu të krahasohet me devenë?

Ata që u përmendën të parët e donin Sunnetin. Ata e shpjeguan atë. Ata e bënë të qartë atë. Gabimet në të cilat ata ranë janë të pakta në krahasim me atë që ata shpjeguan nga Islami. Dijetarët gjithmonë kanë përfituar nga fjalët e tyre. Ata e kanë kuptuar Kuranin dhe Sunnetin sipas shpjegimeve të tyre. Ata me të vërtetë ishin dijetarë.

Lidhur me këta sot si et-Turabi, el-Gazali, el-Kardavi dhe et-Umer et-Tilmisani, kështu që ata u përkasin atyre më të mëdhenjve që kanë thirrur njerëzit që të mos i përmbahen Sunnetit. Pra gjendjet ndryshojnë nga një person që bënë një gabim në një çështje, në një degë apo në një ose dy çështje të besimit, dhe një personi i cili devijon nga vetë bazamenti. Ky i fundit nuk kujdeset për Teuhidin siç duhet. Ata nuk i kushtojnë rëndësi fare. Në të vërtetë, Ehl-ut-Teuhidi janë bezdisur jashtëzakonisht shumë nga ta, e cila është e qartë.

Gjendja e et-Turabit është e njohur. Ai beson se duhet reformuar bazat e Islamit dhe të Fikhut. Ai thotë se bazat e Fikhut janë vetëm terme të dijetarëve se si Kurani dhe Sunneti duhet të kuptohen dhe të cilat ne nuk kemi nevojë që ti pasojmë. Ai thotë se ne sot kemi nevojë për baza të reja të Fikhut në mënyrë që ne të mund të kuptojmë Kuranin dhe Sunnetin në mënyrë që përshtatet me situatën aktuale.

El-Gazali e refuzon Sunnetin nëse nuk përputhet me logjikën e tij dhe të kuptuarit e tij. El-Kardavi ka të njëjtën metodologji. Ai pason të njëjtën rrugë edhe pse ai nuk e shfaq aq qartë si el-Gazali.

Et-Tilmisani nuk e di se çfarë do të thotë Teuhid-ul-Ibadah. Ai nuk e di se çfarë është Sunneti. Ai ngatërron gjitha ato në mënyrën më të keqe.

Këta katër dhe të tillët burojnë nga e njëjta shkollë: nga shkolla e el-Ikhuan el-Musliminëve. Shkolla e tillë është e njohur për nga parimet dhe metodologjia. Prandaj nuk është e çuditshme që ajo do të prodhojë njerëz si këta dhe se ata jetojnë sot duke pasur parasysh se ata janë edukuar nga kjo shkollë.

Prandaj është e detyrueshme për t’i refuzuar ata dhe parimet e tyre. Sepse ata po i devijojnë të rinjtë në emër të davetit. Të rinjtë i vlerësojnë ata sepse ata besojnë se ata po thërrasin në Islam.

Lidhur me Hafidh ibn Haxherin dhe Neveviun, ne kurrë nuk kemi dëgjuar dikë duke mbrojtur gabimet e tyre në lidhje me besimin, vetëm për shkak se ata kanë rënë në to. Gabimi i tyre është bërë në kohën e tyre, ndërsa njerëzit vazhdojnë të përfitojnë nga njohuritë e tyre të thella dhe të kuptuarit e ndriçuar. Sa për të tjerët, ata nuk duhet të krahasohen. Nuk është e lejuar për ti krahasuar ata dhe për ti konsideruar ata të barabartë. Toka nuk duhet të krahasohet me yllin.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=lBDpp1dLgLI&feature=youtu.be

Shpërndaje: