Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tolerimi me injorantët

Imam Jahja bin Sharaf en-Nevevi (v. 677)

Burimi: Sherh Sahih Muslim (7/131-132)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Muslimi ka thënë:

1057 – Amr en-Nakid më tregoi: Is’hak bin Sulejman er-Rrazi na tregoi: E kam dëgjuar Malikun nga Is’hak bin Abdil-lah bin Ebi Talhah, nga Enes bin Maliku i cili ka thënë:

“Një herë isha duke ecur së bashku me të dërguarin e Allahut (salAallahu alejhi ue selem), i cili ishte i veshur me një rrobë të epërme Naxhrani me qoshe të vrazhda, një beduin e kapi atë dhe e shtrëngoi fortë pjesën e lartë. Shikova në qafën e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe e pash se si skaji i rrobës së sipërme kishte lënë shenja në të nga shtrëngimi i fortë. Pastaj ai tha: “O Muhammed! Më jep nga pasuria të cilën Allahu ta ka dhënë ty! “I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u kthye nga ai dhe filloi të qesh dhe pastaj urdhëroi që ai atij ti jepet.”

Hadithi dëshmon se duhet pasur tolerim me injorantët, të mos i trajtosh ata aq keq dhe se sjelljes së keqe duhet përgjigjur me sjellje të mirë. Hadithi gjithashtu nxitë që njerëzit të joshen me qëllime joshëse dhe të kihet tolerim me njerëzit që nga padija bëjnë mëkate të mëdha që nuk kanë dënime të caktuara. Hadith gjithashtu lejon qeshjen në lidhje me ngjarje të çuditshme. Kjo gjithashtu dëshmon karakterin e plotë, ndjeshmërinë dhe tolerancën e bukur të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).

Shpërndaje: